Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Virusi Coxsacki paraqitet edhe në Suharekë

Një virus, i njohur me emrin Coxsacki, që po paraqitet te fëmijët, është shfaqur së fundi edhe në Kosovë.

Vetëm gjatë muajit nëntor, 15 fëmijë u lajmëruan në Klinikën e Pediatrisë për trajtim nga ky virus.

Gjatë ditës së sotme, edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë njoftoi se janë paraqitur disa raste me virusin Coxsacki.

Në njoftim gjithashtu theksohet që ky virus mund të transmetohet në qerdhe, përmes shkëmbimit të lodrave të ndryshme në mes fëmijëve.

Tutje në këtë shkrim thuhet se simptomat më të shpeshta  të këtij virusi janë të ngjashme me gripin sezonal, mirëpo ky virus shkakton ndryshime në lëkurë, fluska të kuqe në duar, këmbë dhe rreth gjoksit.

Postimi i tyre i plotë:

INFORMATË

Qytetarë të nderuar të Therandës, ju informojmë se tani në lokacionin tonë, është duke qarkulluar një virus Coxsacki( Familje e enterovirusëve)!

 Në shumicën e rasteve, simptomat e këtij virusi janë të njëjta me gripin sezonal,megjithëse ky virus shkakton ndryshime në lëkurë, flluska të kuqe në duar, këmbë dhe rreth gojës.

Simptomat më të shpeshta te fëmijët: dhimbje e fytit, temperaturë, kokëdhimbje.

Ky virus përhapet përmes ajrit, kur një person tështinë dhe kollitet.

 Fëmijët e vegjël në qerdhe mund ta marrin virusin përmes kontaktit me fëmijë të tjerë dhe gjatë prekjes së lodrave tê ndryshme!

Ju lutem për kujdes të shtuar,

Mbani higjienên e fëmijeve,

Për cdo rast lajmroheni te mjeku menjeherë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë