Policia e Kosovës ka bërë të ditur që është gjetur një person pa shenja jete në Skenderaj, viktima është gjetur në shtëpinë tij.
Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku dhe trupi është i dërguar për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thotë policia.