Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptomat që mund të ju shfaqen nëse keni hipertension

Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje gjatë të cilës shtypja e gjakut ka nivele të larta. Hipertensioni në përgjithësi është një gjendje e heshtur. Shumë njerëz nuk do të përjetojnë asnjë simptomë. Mund të duhen vite apo edhe dekada që gjendja të arrijë nivele aq të rënda sa simptomat të bëhen të dukshme.

Disa nga simptomat e hipertensionit të rëndë mund të përfshijnë:

  • skuqje
  • njolla gjaku në sy (hemorragji subkonjuktivale)
  • marramendje

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës,hipertensioni i rëndë zakonisht nuk shkakton gjakderdhje nga hundët ose dhimbje koke – përveç nëse dikush është në krizë hipertensioni.

Mënyra më e mirë për të ditur nëse keni hipertension është të bëni matje të rregullta presionit të gjakut.

Për shembull, nëse keni një histori familjare të sëmundjeve të zemrës, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë që të kontrolloni presionin e gjakut dy herë në vit. Kjo ju ndihmon të kuptoni simptomat para se ato të bëhen problematike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë