Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: Asnjë pacient në mjekim intensiv nga COVID-19

Pas një kohe të gjatë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në mjekimin intensiv të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, nuk ka pacientë me COVID-19.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 20 të tjerë post-COVID.  Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-COVID

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë