Disa ditë pasi u vendos izolimi i pacienteve të pavaksinuar, Austria ka vendosur që nga e hëna të bllokohet totalisht, kjo si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me Covid -19.
Kancelari Alexander Schallenberg ka thënë se ky bllokim do të zgjasë maksimumi 20 ditë dhe do të ketë një kërkesë ligjore për t’u vaksinuar nga 1 shkurti 2022, transmeton BBC.
Ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Mückstein, tha se vendimi për bllokim ishte “zgjidhja e fundit”. Kjo si shkak i shifrave të javës së kaluar në Austri, shifra të cilat tregojnë që rastet me Covid- 19 kanë arritur një mesatare prej 990.7 të infektuar në 100,000 njerëz.
Sipas masave, austriakëve do t’u kërkohet të punojnë nga shtëpia, dyqanet që nuk janë thelbësore do të mbyllen dhe shkollat do të mbeten të hapura për fëmijët që kërkojnë të mbajnë mësim ballë për ballë. Këto masa do të vazhdojnë deri më 12 dhjetor dhe do të rivlerësohen pas 10 ditësh.