Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, dy të dyshuarve për vrasjen e Marigona Osmanit nga Ferizaj, u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.
Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Ditë më parë, Prokuroria Themelore e Ferizajt kishte kërkuar që dy të dyshuarve tu vazhdohet paraburgimi.
Ndryshe, më 22 gusht 2021, para Qendrës së Emergjencës në Ferizaj, ishte lënë pa shenja jete 18-vjeçarja, Marigona Osmani, nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Marigona Osmani dyshohet se u keqtrajtua fizikisht e psikikisht dy ditë me radhë, deri në vdekje.
Të dy të dyshuarit u arrestuan më vonë, njëri pas disa orëve e tjetri pas dy ditëve, në të njëjtën kohë kur qytetarë të shumtë po protestonin duke kërkuar dënimin maksimal për fajtorin.
Gjykata Themelore e Ferizajt, po më 23 shtator ua kishte vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, dy të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani.