Plakja përfshin proceset e shumta nëpër të cilat kalon trupi i njeriut, duke filluar nga shenjat e para të tilla, si flokët e thinjura dhe rrudhat.
Plakjes nuk mund t’i ikim, mirëpo janë disa veprime të cilët mund të ndikojnë në ngadalësimin e këtij procesi, të rekomanduara nga verywellhealth.com
Të hani mirë– Për të shmangur shqetësimet lidhur me plakjen, hani më shumë fruta, perime, drithëra dhe peshk pa yndyrë.
Lexoni etiketat– Kontrolloni etiketat që të mos ia teproni me përbërësit në ushqime.
Ndaloni duhanin– Lënia e cigares përmirëson qarkullimin dhe presionin e gjakut dhe redukton në mënyrë drastike rrezikun e kancerit.
Ushtroni– 15 minuta aktivitet fizik në ditë mund të rrisë jetëgjatësinë tuaj.
Flini mjaftueshëm– Përmirësoni orarin tuaj të gjumit. Bëni rreth 7 deri në 8 orë gjumë, nga kjo ju, jo vetëm që mund të ndiheni më mirë, por edhe do të jetoni më gjatë.
Ulni stresin– Stresi dhe ankthi kronik mund të jenë të dëmshëm për trupin tuaj, ato shkaktojnë lirimin e një hormoni inflamator të stresit të quajtur kortizol.
Të pranoni plakjen si proces shërben në të mirën e gjendjes tuaj fizike dhe emocionale.