Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
“Meka Food” pranon mirënjohje për filantropi në nivel regjional

Më 18 nëntor, në Sarajevë, “Meka Food” pranoi mirënjohje për filantropi në nivel regjional.

Lajmin e bëri të ditur vetë Burim Piraj, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, duke theksuar se këtë mirënjohje ia dedikon Kosovës dhe tërë popullit shqiptar.

“Më 18 Nëntor në Sarajevë na u nda kjo mirënjohje për filantropi në nivel regjional!

Këtë mirënjohje ia kushtoj Kosovës dhe popullit tim shqiptar sepse të gjithë ne jemi dorëlirë dhe japim nga ajo që na ka dhënë Zoti!

Zoti e pranoftë bamirësinë e çdonjërit!

#Elhamdulilah”, shkroi Piraj në Facebook.

Gjestet e bamirësisë së Pirajt tashmë janë të njohura. Ai gjithashtu është organizator i nismës “Mos bli prodhime serbe”, e cila ka synim të promovojë produktet vendore. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë