Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një grua lind trenjakë në Spitalin e Pejës

Gjatë ditës së sotme, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, një grua ka lindur trenjakë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë spitali, në raportin 24-orësh të publikuar në rrjetin social, Facebook.

Në raportin 24-orësh të këtij spitali thuhet se gjendja e nënës dhe foshnjave është shumë e mirë.

Një Nënë ka lindur treneqë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Gjendja e Nënës dhe foshnjave të porsalindura është shumë e mirë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

Ndërkaq puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore është:

– 556 Vizita Specialistike;

– 53 Pranime;

– 207 Pacientë aktualisht janë të hospitalizuar;

– 7 Lindje, 6 djem dhe 3 vajza;

– 11 Operacione;

– 35 Hemodializa;

Youtube

Arkiva

Kategoritë