Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 13 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë post-covid.
“Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka vetëm 2 pacientë” thuhet në njoftimin nga ShSKUK
Sipas njoftimit, 25 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa katër të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Sa i përket pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar tre pacientë, gjashtë në atë të Gjakovës, si dhe në Spitalin e Ferizajt janë duke u trajtuar dy pacientë.