Austria shënoi një rekord të ri ditor sa i përket numrit të të infektuarve me COVID-19, në ditën e tretë të bllokimit për ata që nuk janë vaksinuar plotësisht, përmes të cilit synohej ndalimi i rritjes së rasteve.
Përqindja e vaksinimit të popullsisë në Austri është ndër më të ultat në Evropën Perëndimore. Në të njëjtën kohë, në këtë shtet, rritja e infeksioneve gjatë javës, arrin një mesatare prej 925 të infektuar në 100.000 mijë njerëz.
Sipas të dhënave zyrtare, Austria regjistroi 14,416 raste të mërkurën. Kjo është hera e parë që shifra shkoi në mbi 14,000 raste. Rekordi i mëparshëm ishte shënuar rreth një viti më pare, me 9.586 raste ditore.
Kujtojmë që Austria tre ditë më parë kishte vendosur që të izoloheshin për 10 ditë të gjithë banorët e pavaksinuar, duke mos përfshirë fëmijët dhe të saposhëruarit nga Covid-19.