Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Tre persona të pavaksinuar po marrin trajtim kundër COVID-19 në Spitalin e Pejës

Tre persona të pavaksinuar janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku po marrin trajtim.

Kështu kanë bërë të ditur vetë stafi i spitalit përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook.

Një nga tre pacientët e shtrirë është me oksigjenoterapi.

Po ashtu, në 24 orët e fundit nga spitali i Pejës kanë treguar se janë rezulizuar mbi 4 mijë e 500 analiza dhe 516 vizita specialistike.

Njoftimi i plotë i plotë i spitalit:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 516 Vizita Specialistike;

– 36 Pranime;

– 209 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 1 Lindje, 1 vajzë;

– 12 Operacione;

– 39 Hemodializa;

– Analiza: 338 pacientë që kanë bërë 4,575 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 70 Rëntgen, 33 Ultra zëra, 16 CT-ja dhe 6 Mamografi;

– 40 procedura fizioterapie;

– 3 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 3 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në oksigjeno-terapi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë