Carina, një trajnere e yogas në Vjenë, nuk është e vaksinuar kundër COVID -19 dhe dëshiron të mbetet e tillë.
Pra, ajo tani është nën izolim, si rreth dy milionë austriakë të tjerë të pavaksinuar.
Ajo lejohet të largohet nga shtëpia e saj vetëm për arsye esenciale si shkuarja në punë ose blerja për ushqim dhe është e ndaluar të hyjë në kafene dhe restorante. Kështu e takova në një park të Vjenës, ku lejohet të bëjë stërvitje, shkruan BBC.
Carina thotë se nuk e kupton arsyetimin pas bllokimit dhe se kjo e bën të ndihet e trishtuar.
“Sot në mëngjes isha duke ecur pranë disa kafeneve”, më tha ajo. “Është pak e çuditshme të shikosh drejt tyre dhe të dish se nuk mund të hysh. Kjo të bën të ndihesh vërtet e përjashtuar”.
“Unë jam një nga këta njerëz u kthyen në armiq. Dhe kjo s’është në rregull”.
“Unë nuk dua që njerëzit të sëmuren. Unë jam e kujdesshme. Unë testohem. Nuk jam në rrezik [nga COVID-19] dhe ndihem sikur është një vendim shumë personal. Unë i kuptoj njerëzit që vaksinohen dhe kur njerëzit nuk duan të vaksinohen”.
Ka pasë demonstrata në disa pjesë të vendit në shenjë proteste kundër bllokimit.
Policia thotë se do të kryejë kontrolle të rastësishme tek njerëzit në vende publike dhe do të gjobisë këdo që nuk do të tregojë një certifikatë vaksinimi ose shërimi.
Rreth 65% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga përqindjet më të ulëta në Evropën Perëndimore.
Vendi aktualisht po përballet me shkallën më të lartë të infeksioneve ditore të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
Kancelari Alexander Schallenberg thotë se qeveria u detyrua të vepronte kështu për shkak të rritjes së infeksioneve të reja.
Ai tha se shkalla e vaksinimit ishte “turpësisht e ulët” dhe “do të na mbante të bllokuar në një rreth vicioz, nga një bllokim në tjetrin”./KlanKosova/