Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
33 mijë foshnje të lindur në Kosovë gjatë pandemisë

Gjatë vitit 2021, për nëntë muaj, në Kosovë, kanë lindur hic më pak se 33 mijë e 217 foshnje. Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti lindën 5 mijë e 330 fëmijë, ndërsa në muajin gusht u regjistruan 5 mijë e 360 të tjera.

Sipas statistikave të Agjencisë së Regjistrimit Civil në Kosovë, kjo shifër e natalitetit shënon rekord të ri në nivel vendi.

Sipas statistikave të tyre, në vitin 2018 kanë lindur 22 mijë 622 fëmijë, në vitin pasues, pra në  vitin 2019, erdhën në jetë më  580 foshnje më pak  sesa  viti paraprak, e në vitin 2020, në kohën kur ishte vendi në mbyllje, lindën 18 mijë e 186 foshnje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë