Kanceri i lëkurës është kanceri më i shpeshtë në të gjithë botën. Ky lloj kanceri fillon te qelizat që prodhojnë pigment dhe shkakton shumë vdekje të pacientëve.
Melanoma (kanceri i lëkurës) shpërndahet në pjesë të ndryshme të trupit, prandaj vërejtja e tij e hershme është shumë e rëndësishme për trajtimin e tij. Venerimi sa më i hershëm dhe vizita te dermatologu, pikërisht në momentin që vëreni shenja te këtij kanceri, mund ta parandalojnë zhvillimin e tij.
E, kur është në pyetje profesionalizmi dhe aparaturat bashkëkohore për trajtimin e kësaj sëmundjeje, këtë e mundëson Klinika “Derma D” dhe stafi profesional i saj. E pajisur me teknologjinë e fundit për trajtimin dhe vlerësimin e nishaneve, kjo klinikë është adresa imediate e juaja për këtë problem. Kjo klinikë është e pajisur me Foto-finder-in me intelegjencë artificiale për ekzaminimin e nishaneve/kancerit të lëkurës.
Cka është Foto-finder?
Foto finder është sistem i kompjuterizuar të cilin dermatologu e shfrytëzon për t’i ekzaminuar dhe regjistruar imazhet dermatoskopike të nishaneve. Kamera me rezolucion të lartë është e lidhur me kompjuter duke i transferuar fotot në databazë, me c’rast i jep mundësinë dermatologut të bëjë krahasim të nishaneve dhe ndryshimit eventual të tyre gjatë gjithë kohës. Të gjithë pacientët që kthehen ose vijnë për herë të parë në Derma D, ndihen të sigurt se cfarëdo ndryshimi në nishan nuk mund të ikë pa u detektuar nga sistemi foto finder. Cilet pacientë duhet të bëjnë ekzaminimin e nishaneve? – Të gjithë ata që përgjigjen me “PO” për cilën do nga pyetjet e mëposhtme : A keni shumë nishane ( me shume se 50)?
A keni histori familjare për kancer të lëkures?
A keni pasur melanome?
A keni nishan të madh në trupin tuaj ( me diameter me te madhe se 2 cm)?
A keni vërejtur ndonjë ndryshim në nishanet ekzistuese?
A keni vërejtur nishan të ri në trupin tuaj?
A keni pasur djegie nga dielli gjatë fëmijërisë dhe rinisë?
A keni lëkurë të bardhë?
Si mund të njihet një nishan i dyshimtë? – Duke shfrytezuar regullat ABCDE, ju mund të evidentoni vetvetiu ndonjë nishan të dyshimtë.
A – Asimetri e buzëve të nishanit
B – Kufi jo i rregullt
C – ngjyra e shumëllojshme
D – diametri më i madh
E – Elevimi ( fryerje) Foto finder është dermaskopi e kompjuterizuar dhe është standard i lartë në dermatoskopi digjitale. Foto finder është teknologjia më intelegjente për zbulimin e hershem të kancerit të lëkurës.
Kjo teknologji përdoret në 100 shtete të botës dhe tani është e disponueshme edhe në Kosovë në klinikën “Derma D”.