Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mjeteve shtesë për dy muaj për punëtorët shëndetësorë.
Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, para kabinetit qeveritar bëri propozimin e kësaj shtese.
“Propozim vendimi ka për qëllim ndarjen e mjeteve në vlerë prej 1 milion e 810 mijë euro në zbatim të masës 4.1 mbështetja e shëndetësisë në kuadër të pakos së Ringjalljes Ekonomike. Pagesën shtesë neto prej 10% të3 pagës bazë por jo më pak se 60 për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës”, tha Gexha-Bunjaku.
Ajo shtoi se në lidhje me ndarjen e mjeteve do të përkujdeset Ministria e Financave dhe Transfereve.
Pagesa shtesë për punëtorët shëndetësorë do të ndahet për muajt nëntor dhe dhjetorë 2021.