Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tetë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Mitrovicë

Rreth orës 18:20 ka ndodhur një aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës.

Si pasojë e këtij aksidenti mes dy automjeteve, janë lënduar 8 persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc.Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet një kamionete dhe një veture, lëndime kanë pësuar tetë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor“.

Youtube

Arkiva

Kategoritë