Rreth orës 18:20 ka ndodhur një aksident trafiku në Shupkovc të Mitrovicës.
Si pasojë e këtij aksidenti mes dy automjeteve, janë lënduar 8 persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 18:20, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Shupkovc.Si pasojë e aksidentit të shkaktuar ndërmjet një kamionete dhe një veture, lëndime kanë pësuar tetë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor“.