Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Kosovë, 441 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 441 raste aktive me COVID-19. Ndërsa, në Komunën e Prishtinës janë 104 raste aktive me coronavirus.

Në të dhënat e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 21 raste të reja me COVID-19. Vlen të përmend se në 48 orëshin e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si shkak i infektimit me COVID-19.

Me qëllim të mbrojtjes nga virusi korona, qytetarëve po u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër COVID-19. Me ç’rast që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1,568,983 doza të vaksinës, kurse 730,037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Veç kësaj në Kosovë po vazhdojnë të jenë në fuqi masat e vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave për luftimin e pandemisë, vendosi për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00, pasi që më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë që ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente. Mirëpo gastronomët reaguan duke kërkuar që të punohet sipas rregulloreve komunale.

Youtube

Arkiva

Kategoritë