Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “dhunimi” në Skenderaj.
Sipas raportit 24 orësh thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shtëpinë e tij kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.