Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 25 persona të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë person të vdekur.
Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 801 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 9 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 447.
Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 7 mijë e 716.
Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 841 mijë e 282 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 724 mijë e 969