Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes laboranti mjekësor, Fahredin Mustafa

Gjatë ditës së sotme, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e laborantit mjekësor, Fahredin Mustafa.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ShSKUK u shprehë ngushëllime të gjithë të afërmve të të ndjerit, si dhe lavdëroi punën e tij ndër vite në Laboratorin e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e laborantit mjekësor, Fahredin Mustafa, i cili për shumë vjet shërbeu në Laboratorin e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës.

Gjatë punës së tij, Fahredini shërbeu me përkushtim të madh dhe profesionalizëm, duke ofruar shumë shërbime për pacientet e shtrira në këtë klinikë.

Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë