Ambasada e Austrisë në Shkup është duke e rishqyrtuar vendimin e saj për moslejimin e Merita Hoxha – Maksutit për të udhëtuar në Austri ku gjendet vajza e saj e sëmurë.
Gjatë ditës së sotme, Familja Jonë kontaktoi me një të afërm të kësaj familje i cili konfirmoi se po iu kërkohen dokumente shtesë në mënyrë që t’iu mundësohet fluturimi.
“E kanë kërkuar sot një dokument shtesë. Besoj deri në mbrëmje e kuptojmë se a do t’i lejohet fluturimi apo jo”, theksoi Faton Vllasaliu, i afërm i familjes.
“Dy herë na kanë kthy prapa (Ambasada). Ta shohim herën e tretë”, shtoi tutje ai.
Rikujtojmë se, orë më parë, nëna e vajzës, përmes një postimi në Facebook, deklaroi se asaj iu pamundësua fluturimi për në Austri, për t’u bashkuar me vajzën.