Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tre pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, dy nga ta me oksigjeno-terapi

Tre pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku dy nga ta janë me oksigjeno-terapi.

Ndër të tjera, në njoftimin 24-orësh të Spitalit, gjithashtu theksohet se brenda një dite janë kryer tri lindje, 10 operacione dhe 495 vizita specialistike.

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 495 vizita ppecialistike;

– 53 pranime;

– 203 pacientë të hospitalizuar;

– 3 lindje, 1 djalë dhe 2 vajza;

– 10 operacione;

– 38 hemodializa;

– Analiza: 305 pacientë që kanë bërë 3,815 analiza;

-Shërbime radiologjike: 89 rëntgena, 27 ultrazëra, 12 CT-ja dhe 10 mamografi;

– 55 procedura fizoterapike;

– 3 pacientë po trajtohen me Covid-19, 2 nga këta me oksigjenoterapi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë