Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
A shkakton zbutësi rënien e flokëve?

Nuk mund të mohohet fakti që zbutësi i flokëve mund t’i bëjë fijet tona të duken të lëmuara dhe me shkëlqim, duke eliminuar menjëherë të gjitha kërcitjet.

Megjithatë, shumë njerëz besojnë se përdorimi i rregullt i tij mund t’i rëndojë ato.

Sipas dermatologes Aanchal Panth, zbutësi nuk shkakon rënien e flokëve, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

“Zbutësi i flokëve nuk shkakton rënie të tyre. Duhet të aplikohet vetëm në dy të tretat e pjesës së poshtme të flokëve si dhe duhet të siguroheni që t’a shpërlani mirë”, tha ajo.

Panth renditi arsyet pse zbutësi është i rëndësishëm për flokët tuaj:

*Flokët bëhen më të buta.

*Mbulon kutikulën.

*Zvogëlon majat e ndara.

*Mbron flokët nga mjetet e nxehta për rregullimin e tyre.

*Rrit shkëlqimin.

Tutje, ajo shton se nëse keni flokë të yndyrshëm dhe të hollë, bëni mirë që ta anashkaloni zbutësin, pasi flokët do t’iu duhen shumë të sheshta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë