Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë ndodhë me dhëmbët tuaj nëse konsumoni shumë kafe?

Adhuruesit e kafes, këtë duhet ta dinë patjetër.

Nuk ka asnjë dyshim që të gjithë e duam buzëqeshjen e bukur dhe rrëzëllitëse, sepse e zbukuron të gjithë pamjen tonë. Nuk ka rëndësi se çfarë vesh, një buzëqeshje e bardhë është aksesori më i rëndësishëm.

Shumë njerëz janë të fiksuar për t’i pasur dhëmbët e tyre të bardhë, por e kthejnë në diçka vërtet stresuese kujdesin për t’i pasur gjithmonë dhëmbët perla.

Në fakt, ka vetëm një gabim që bëjmë të gjithë çdo ditë me dhëmbët, mjaft e rëndësishme, që privon edhe buzëqeshjen të jetë më e bardha e mundshme. Fillon me kafen e mëngjesit.

Ndjesë, të dashur kafedashës, por është pikërisht kafja ajo që i nxin dhëmbët. Nëse po përpiqeni të keni dhëmbë sa më të bardhë, edhe një filxhan i vetëm kafe vepron kundër këtij rezultati që doni të arrini.

Pigmentet e kafes janë shkaktarët kryesorë që qëndrojnë në dhëmbë përgjatë gjithë ditës, duke i kthyer ata në një të verdhë aspak të këndshme (që mund të qëndrojë gjatë në dhëmbë).

Po kështu, kafja ka një përmbajtje të lartë acidi, i cili mund të ndikojë në prishjen e smaltit duke i dekoloruar dhëmbët me kalimin e kohës. Për fat të keq, kafja nuk është i vetmi shkak. Edhe lëngjet e tjera me ngjyrë të errët si çaji mund të sjellin gjithashtu të njëjtin dëm.

Youtube

Arkiva

Kategoritë