Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A mund të marrësh vaksinën e Covid-19 dhe të gripit njëkohësisht? Ja çfarë thonë ekspertët

“Ne besojmë se vaksina e gripit është shumë e rëndësishme në kontekstin e vazhdueshmërisë së aktivitetit të COVID-19,” tha në një intervstë Lisa A. Grohskopf, një zyrtare e CDC.

Lisa A. Grohskopf e shpreh se edhe pse sezoni i gripit gjatë vitit të kaluar ishte pothuajse inekzistent, këtë vit po vihet re rikthimi i viruseve të zakonshëm të frymëmarrjes. Dhe se COVID-19 po vazhdon ta mbajë sistemin e kujdesit shëndetësor të zënë.

Kështu që parashikohet një epidemi vjetore e gripit gjatë këtij sezoni njëjtë si në sezonet e kaluara të dimrit.Për më tepër ajo shton se aktiviteti i gripit që ndodh në të njëjtën kohë me aktivitetin COVID-19 rrezikon të mposhtë sistemet e kujdesit shëndetësor. Më poshtë keni disa nga deklaratat e ekspertëve të shëndetit dhe këshillat e tyre në lidhje me sigurinë e vaksinimit të dyfishtë dhe rëndësinë që ka.

Çfarë rekomandojnë ekspertët e kujdesit shëndetsor?

Rekomandimet mbeten të pandryshuara. Ato udhëzojnë përdorimin e vaksinave të gripit për sezonin e ardhshëm të gripit, duke filluar nga fundi i vjeshtës deri në pranverën e hershme.Kjo jo vetëm që do të zvogëlojë rastet e gripit, por gjithashtu do të zvogëlojë simptomat që mund të ngatërrohen me ato të koronavirusit. Në të njëjtën kohë, parandalimi i gripit dhe zvogëlimi i ashpërsisë së simptomave të tij ka të ngjarë të zvogëlojë vizitat tek mjeku dhe shtrimet në spitale.

Të cilat më pas mund të lehtësojnë presionin mbi sistemin e kujdesit shëndetësor të shkaktuar nga COVID-19. Vaksinimi është veçanërisht i rëndësishëm për ata individë që janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të komplikacioneve të rënda të gripit. Duke përfshirë të rriturit mbi 65 vjeç, njerëzit me astmë, diabet, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të tjera kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët nën 5 vjeç.

A është e sigurt t’i bësh të dyja vaksinat në të njëjtën kohë?

Agjencia CDC njofton gjithashtu se vaksinat e gripit janë përditësuar. Kjo do të thotë që ato janë rikrijuar për të ofruar mbrojtje kundër katër viruseve të ndryshme të gripit. Ekspertët e shëndetit shëndetsor tregojnë se njerëzit shpesh pyesin, a mundet trupi t’i përballojë dy vaksina njëkohësisht? Dhe përgjigja është po. Ata shpjegojnë se disa vaksina si për shembull ajo kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR), që merret që në moshë të hershme, është një koktej me tre vaksina.

“Bazuar në përvojën paraprake, nuk parashikojmë ndonjë problem të pazakontë ose të papritur në lidhje me dhënien e vaksinave COVID-19 dhe vaksinave të gripit në të njëjtën kohë,” tha Lisa A. Grohskopf.

Burimi:AgroWeb

Youtube

Arkiva

Kategoritë