Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zjarr në një banesë në Shqipëri – 36-vjeçarja hidhet për të shpëtuar, por vdes

Fotoja: Ilustrim

Një 36-vjeçare ka ndërruar jetë tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Astir, pasi u hodh nga kati i tretë i pallatit, për t’i shpëtuar flakëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, në Astir. Policia njofton se pasi ka rënë zjarr në katin e 3-të një pallati, në pamundësi për të dalë jashtë 62-vjeçarja Hava Osmenaj dhe djali i saj 36-vjeçar janë hedhur nga dritarja.

62-vjeçarja nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra, ndërsa i biri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nuk duhet ende shkaqet e zjarrit. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e ngjarjes. /tch/

Youtube

Arkiva

Kategoritë