Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK), ështē njëra nga organizatat fituese në kuadër të projektit #HumanRightivism, mbështetur nga Community Development Fund – CDF.
Kjo organizatë, të enjten dhe të premten ka organizuar aktivitetin, “Identifikimi dhe promovimi i ideve innovative për të drejtat e njeriut”, në të cilin po marrin pjesë një numër i madh i panelisteve.
Saranda Bujupi Rama, është drejtoreshë ekzekutive e portalit “Familja jonë”. Portali për herë të parë është jetësuar me 7 prill të vitit 2018, pikërisht në Ditën Botërore të Shëndetit, me këtë mision ka nisur rrugëtimi dhe portali “Familja Jonë”, i cili 24/7 kujdeset për të sjellë informacione nga burime të sakta dhe të besueshme për shëndetin dhe mirëqenien sociale.
Për më shumë ajo do të flasë të premten në ora 12:00, në aktivitetin e organizuar nga IKMK.
Po ashtu, Besa Zogaj- Gashi e cila është drejtore ekzekutive e IETL, përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e planeve, udhëheqjen e projekteve, krijimin e strategjive afatgjate, menaxhimin e rrjeteve dhe përfaqësimin e interesave të institutit në forume publike në realizim të misionit të IETL. Ajo do të tregoj edhe më shumë në aktivitetin e organizuar nga IKMK.
Arjeta Gashi e cila ka përfunduar studimet në South Ëales University në Angli dhe ka specializuar në Programin e lidershipit dhe barazisë Gjinore në Georgetoën McDonough School of Business në Ëashington. Arjeta themeloi shoqatën “Single Parent Association”, dhe që nga atëherë është një zë i fuqishëm i prindërve të vetëm, pjesë e këtij paneli do të jetë edhe Arjeta.
Anila Kacaniku Nuka, një ekonomiste e diplomuar në nivelin Master pasionin e saj për fotografi e shëndrroj në profesion. Tash e një vit ka hapur studion e saj profesionale, për fotografi të bebeve dhe grave shtatëzëna. Ajo do të tregoj edhe më shumë rreth ëndrrës së saj në panelin e IKMK.
Një tjetër emer në këtë panel, do të jetë edhe Altrea Morina, studente e Shkencave Sociale, që nga mosha 13 vjecare filloi të qep dhe të dizajnoj rrobat e mija, duke nisur kështu ëndrrën time për të krijuar brendin personal. Pas shumë sfidave, me shumë vullnet dhe disciplinë arriti që në vitin 2019 të fitoj në grant, me të cilin hapi biznesin e saj “AlteaMorionaOfficial”.
Njomza Emini, po ashtu do të jetë pjesë e këtij paneli, ajo është aktiviste e dalluar e shoqërisë civile në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar dhe fuqizimin e grave të vajzave në vendimarrje. Përvec kontributit të mëhershëm në Kuvendin e Kosovës si deputete në 2 mandate, ajo është president e Komitetit Paraolimpik të Kosovës dhe është themeluese dhe udhëheqëse e forumit për Lidership dhe Diplomaci.
Nertila Qarri-Gërguri është menaxhere e projekteve në organizatën Artpolis, ka diplomuar në shkencat politike dhe është në përfundim të studimeve Master në drejtimin Politikat Publike dhe Menaxhim. Ajo punon në fushën e barazisë gjinore që nga viti 2012, e në tre vitet e fundit ka punuar edhe në fushën e fuqizimit të rinisë, Qarri-Gërguri do të jetë pjestare e këtij paneli.
Ndërsa, Ermira (Orange Girl), është një artiste vizuale që krijimtarinë e saj artistike e zhvillon përmes pikturës dhe muraleve e së fundmi edhe përmes aktivizimit direkt në shoqëri. Që nga mosha 13 vjecare ajo ka qenë pjesë e shumë ekspozitave kolektive duke ekspozuar artin e saj në galeri të ndryshme. Ermira identifikohet si artisja që në artin e saj përdor ngjyrën portokalli dhe që përmes veprave të saj sjellë ndryshime në shoqërinë kosovare duke promovuar diversitetin shoqëror në demokratizim dhe duke provokuar me heretizëm në tema tabu, sic janë pikturat e projektit “K is S” që arritën të ketë sukses jashtëzakonisht të madh.