Shkruar nga Fitim Uka
Por, dikush, edhe sot nuk mund të përmbajë lotët nga dëshpërimi dhe humbja e shpresës që sjell Depresioni. Larg atje, një person nuk e duron terrin, nuk e duron ndarjen, përplitet me fobitë e tij sepcifike, që janë produkt i Ankthit të përditshëm.
Mbase, secilit prej nesh, një tingull a zhurmë, na rikujton luftën dhe tmerrin që kemi përjetuar dhe na bën të strukemi e ta njohim Çrregullimin e Stresit Postraumatik. Afër jush, mund të fle dikush që përjeton tmerre të natës, sa për t’iu njohur me Çrregullimet e Gjumit, që kanë trajta e forma të ndryshme.
Dikush tjetër, nuk e di kush është, harron dhe humbet në identitet të tjera, që e bëjnë të përjetojë format e Çrregullimit Disociativ. Një tjetër, vazhdon të mos i besojë askujt dhe është në pritje të një ngjarje negative që i kanë orkestruar të tjerët, për të portretizuar kështu Çrregullimin Paranoid, një nga të shumtat çrregullime të personalitetit.
Një tjetër, e ka të pamundshme që të jetoi realitetin tonë, humbet në botën e tij imagjinare, mes halucinacioneve e deluzioneve të madhështisë, që e bëjnë skizofreninë e tij të mundimshme për trupin, po, po pikërisht trupin, që mund të jetë “mallkim” për imagjinatën e tyre që fluturon gjithandej.
Unë i takoj shpesh, e përpiqem t’i ndihmoj. Ata meritojnë më shumë vëmendje sot, meqë është Dita Botërore e Shëndetit Mendor, por meritojnë çdo ditë mbështetje e përkrahje.