Kishte ushtruar dhunës ndaj bashkëshortes së tij, e për këtë arsye një burrë nga Fushë Kosova është arrestuar nga policia. Pas intervenimit të policisë, viktima është dërguar në spital për tretman mjeksorë, për shkak të lëndimeve që ia kishte shkaktuar ky i fundit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, e cila ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Mirëpo nuk vetëm ky rasti i vetëm në Kosovë i raportuar si dhunë në familje. Në komunën e Obiliqit, një grua kishte raportuar në polici se ishte kanosur nga ish bashkëshorti saj, e i cili po ashtu kishte tentuar ta sulmojë edhe fizikisht.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj (te prindërit), është kanosur nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima qëndron në familjen e saj tek prindërit”, bënë të ditur policia.
E rastin e njëjtë e kishte pasur edhe një grua në Prishtinë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshortit i saj, i dyshuari mashkull kosovar, e kishte kanosur. Për rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në raportin e policisë.