Ivermectin është quajtur ilaçi i mrekullive kundër Covid, i cili është rekomanduar edhe nga autoritetet shëndetësore në disa vende. Por BBC ka zbuluar disa gabime serioze në një sërë studimesh kryesore rreth efekteve pozitive të ilaçit.
Për disa vite, ivermectin- një ilaç jetik anti-parazitar është përdorur për të trajtuar njerëzit dhe kafshët. Por gjatë pandemisë, një shumicë ka besuar se ky ilaç mund të luftojë Covid dhe të parandalojë rrezikun e vdekjes.
Autoritetet shëndetësore në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE kanë zbuluar se nuk ka prova të mjaftueshme për përdorimin e ilaçit kundër Covid, por mijëra prej tyre dhe aktivistë kundër vaksinave, kanë vazhduar të bëjnë fushatë për përdorimin e tij.
Anëtarët e grupeve të mediave sociale kanë rekomanduar përdorimin e ilaçit, madje edhe duke mbrojtur versionet e përdorura për kafshët. Thashethemet rreth ivermectinës kanë shtyrë një numër të madh njerëzish në të gjithë botën ta përdorin atë, raporton abcnews.al
BBC ka zbuluar se më shumë se një e treta e 26 provave kryesore të ilaçit për përdorim kundër Covid nuk janë bindëse se ilaçi është efektiv kundër Covid. Nga 26 studime të ekzaminuara, ka pasur dëshmi në pesë prej tyre që të dhënat mund të jenë të falsifikuara.
Në pesë të tjerë, përqindjet u llogaritën gabim ose organet shëndetësore vendore nuk ishin në dijeni se çfarë kishte ndodhur.
Ndërsa është jashtëzakonisht e vështirë të përjashtohet gabimi njerëzor në këto prova, Dr Sheldrick, një mjek dhe studiues në Universitetin e New South Wales në Sidnei, beson se ka shumë të ngjarë që të paktën disa prej tyre të jenë manipuluar me vetëdije.
Autorët e studimit i thanë BBC -së se “të dhënat origjinale ishin manipuluar, sabotuar ose futur gabimisht në dosjen përfundimtare”. Sipas një studimi nga Irani, ivermectina parandalon rrezikun e vdekjes nga Covid. Pacientët, të cilët kishin marrë placebo kishin nivele shumë më të ulëta të oksigjenit në gjakun e tyre në krahasim me ata që morën ivermectin.
Pra, ata tashmë ishin më të sëmurë dhe statistikisht kishin më shumë gjasa të vdisnin. Studimi më i madh deri më tani është kryer në Kanada, i cili nuk gjeti asnjë përfitim të ilaçit kundër Covid.
Ivermectin në përgjithësi konsiderohet një ilaç i sigurt, megjithëse ka pasur disa raporte për efekte anësore. Thirrjet mbi helmimet e dyshuara për shkak të ivermectinës në SHBA janë të shumta, por nga një bazë shumë e vogël (435 në 1,143 këtë vit) dhe shumica e këtyre rasteve nuk ishin serioze, raporton abcnews.al
Pacientët kanë pasur të vjella, diarre, halucinacione, konfuzion, përgjumje dhe të dridhura. Dr Patricia Garcia, një eksperte e shëndetit publik në Peru, vlerësoi se 14 nga 15 pacientë që në spital kishin marrë ivermectin”.
Por nuk ishte hezitimi ndaj vaksinave që shtyu njerëzit të përdorin invermectin. Ilaçi është aprovuar dhe rekomanduar për Covid në Indi, Afrikën e Jugut, Peru dhe pjesën më të madhe të Amerikës Latine, si dhe në Sllovaki.