Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall 100 vende të lira për punë praktike për studentët e Universitetit të Prishtinës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit lanson programin për punë praktike për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Sic thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kjo iniciativë ka për qëllim avancimin e studentëve në programet që lidhen me fushëveprimin e MKRS-së si përkushtim institucional për të mbështetur aftësimin e studentëve për tregun e punës dhe njëkohësisht të avancojë në përmbushjen e prioriteteve strategjike të Ministrisë.
Fakultetet dhe profilet që targetohen përmes kësaj thirrje janë:
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS)
Fakulteti i Arkitekturës (FA)
Fakulteti Ekonomik (FE)
Fakulteti Filozofik (FF) – Drejtimet e Psikologjise, Historisë,
Sociologjisë, Shkenca politike, Etnologji, Antropologji, Arkeologji,
Fakulteti i Filologjisë (FF’) – Drejtimi i Gazetarisë,
Fakulteti i Mjekësisë (FM)
Fakulteti i Ndërtimtarisë (FN) – Drejtimet e Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë
Fakulteti i Arteve (FA’) – Drejtimet e Dizajnit,
Fakulteti i Edukimit (FE’)
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) – Kimi
Fakulteti i Energjisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) – Drejtimi Energji Kompjuterike
Aplikimi do të bëhet përmes platformës ëëë.kosovogenu.com -> Shpallje -> Programi për punë praktike në MKRS dhe institucione vartëse për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”
Për detajet tjera rreth këtij konkursi, po ju bashkëngjisim linkun në vazhdim:
https://ëëë.mkrs-ks.org/repo…/docs/3578-a_202110051100.pdf
Afati për aplikim: 23 tetor 2021