Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A e shërojnë pikat e hundës humbjen e erës? Ekziston një zgjidhje e mundshme kundër pasojave të coronavirusit

Pikat e hundës që përmbajnë vitaminën A mund të jenë në gjendje të kurojnë humbjen ose ndryshimin e nuhatjes te njerëzit që kanë pasur coronavirusin, thonë studiuesit britanikë

Universiteti i Anglisë Lindore po kryen një studim 12-javor, ku do të trajtohen vetëm disa pacientë vullnetarë, por të gjithëve do t’u kërkohet të nuhasin aroma të forta si vezë dhe trëndafila të kalbur, transmeton BBC-ja.

Humbja ose ndryshimi i erës është një simptomë e zakonshme e coronavirusit, edhe pse mund të shkaktohet nga shumë viruse të tjerë, siç është gripi.

Ndërsa shumica e njerëzve e rifitojnë atë natyrshëm brenda pak javësh, shumica prej atyre që kanë qenë të shtrirë në shtrat, kanë mbetur me çrregullime të vazhdueshme shqisës së nuhatjes.

Studiuesi kryesor, profesori Carl Philpott, nga Shkolla Mjekësore në Norwich dhe Spitali Universitar James Paget, thotë se studiuesit duan të dinë nëse ka një rritje të aktivitetit të rrugëve të erës së dëmtuar në trurin e pacientëve kur ata trajtohen me pika për hundë me vitaminë A.

Studiuesit gjithashtu do të shikojnë aktivitetet në zonat e trurit që lidhen me dallimin e erës.

Vitamina A ose retinoli ndihmon në ruajtjen e sistemit imunitar, thekson BBC-ja, por njerëzit që marrin suplemente të vitaminës A duhet ta dinë se marrja e tepërt mund të jetë e dëmshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë