Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Vildane Goga Çmega: “Krahasuar me vitet tjera, kemi rritje të numrit të të prekurave me kancer të gjirit”

Njihet si Tetori rozë, apo muaji i ngritjes së vetëdijesimit dhe ndërgjegjësimit  rreth kancerit të gjirit.

Duke marr parasysh që vazhdon të jetë një ndër sëmundjet që prek mesatarisht 1 në 8 gra, e duke mos anashkaluar as burrat, asnjëherë nuk është e paktë të nisim iniciativa, kampanja e thirje rreth rëndësisë së shëndetit të gjirit, parandalimit të sëmundjeve malinje apo edhe diagnostikimit të hershëm.

Produksioni “Familja Jonë”, Klinika e Onkologjisë si dhe shumë shoqata në Kosovë edhe këtë tetor kanë organizuar fushata të shumta të cilat bëjnë thirje vajzave dhe grave për kontrollore rutinore, e kujdes të shtuar rreth kësajë sëmundje.

Kjo, nga që fatkeqësisht edhe në Kosovë vazhdon të jetë një ndër sëmundjet malinje më të përhapura.

Onkologia Dr. Sc. Vildane Goga Çmega, për portalin “Familja Jonë” ka thënë  se numri i grave të prekura me kancer të gjirit krahasuar me vitet tjera, këtë vit është në rritje, por që konsiderohet një trend i pritshëm rritjeje, diku 3-5%.

Ajo poashtu ka theksuar që këtë vit numri më i madh i grave të prekura nga ky lloj i kancerit janë moshat 45-60 vjec.

Doktoresha Goga Çmega, e cila këtë të hënë të 4 tetorit është kujdestare në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, për portalin “Familja Jonë” ka konfirmuar që momentalisht janë 18 pacient të hospitalizuar.

“Nga ora 7 e mëngjesit e deri nesër në të njëjtën orë jemi kujdestar së bashku me ekipen tjetër të mjekëve, specializantëve dhe infermierëve. Momentalisht të hospitalizuar duke marr trajtim i kemi 18 pacient, ku përveç një pacienti që është në gjendje më të rëndë të tjerët janë qetë dhe duke u menaxhua çdo moment nga ekipa kujdestare”

E pyetur nëse deri në këtë orë, kanë pasur pranime të reja, Onkologia Vildane Goga Çmega, ka thënë: “ Po nga mëngjesi deri më tani kemi pasur 12 pranime të reja, po ashtu kemi pasur pa ndërprerë vizita ambulatore, dhe fatkeqësisht kemi pasur edhe raste që kanë exituar apo ndërruar jetë”

Theksojmë që ende nuk ka njohuri  të mjaftueshme mbi shkaqet e kancerit të gjirit, dhe as llojeve tjera të kancerit, ndaj, zbulimi i hershëm i sëmundjes shpëton jetë. / Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë