Të hënen në ora 11:00 doktori dhe pulmologu Shpetim Thaqi ka mbrojtur tezën e doktoratës me titull, “Mekanzimat e veprimit trakeorelaksues dhe vazorelaksuese të ekstraktit të bimes mjekësore Vitex agnus-castus”.
Dr. Thaqi mbrojtjen e tezës e ka bërë nga komisioni në përbërje:
1.Prof Asoc dr Dashnor Nebija- kryetar
2. Prof Ass Besa Gacaferri Lumnezi – anëtare
3. Prof Dr. Sokol Abazi – anëtar i jashtëm
Doktor Thaqi tash e sa vite punon si pulomog, i cili merret me profilaksën, zbulimin dhe trajtimin konservativ të sëmundjeve të mushkërive, bronkieve, mediastinumit si dhe të pleurës.