Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2.967 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 114 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.995.
Në total numri i rasteve aktive është 2.237.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës.
Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.