Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka dhënë disa udhëzimi për pandeminë dhe covid-19 lidhur me gratë shtatzëna. Ajo i ka bërë thirrje këtij grupi shoqëror për tu vaksinuar me dy doza madje edhe personave që janë në tentativë për të patur një shtatzëni.
Kjo thirrje bëhet si pasojë e efekteve negative të covid-19 tek gratë shtatzëna. Ky virus mund të shkaktojë vdekjen, lindje e parakohëshme apo dhe problem të tjera shëndetësore.
Sipas CDC rreth 125,000 gra shtatzëna në Shtetet e Bashkuara kanë rezultuar pozitive për COVID-19, nga të cilat 22,000 janë shtruar në spital dhe 161 të cilat kanë vdekur, përfshirë një rekord të lartë prej 22 vdekjesh të shënuar në muajin gusht. Sipas CDC-së 97% e grave shtatzëna të shtruara në spital me COVID-19 nuk ishin të vaksinuara.
Kjo thirrje hedh poshtë teoritë se vaksina shkakton problem me fertilitetin.