Një grua pa shenja jete është gjetur ditën e premte në Prishtinë.
Siç njofton Policia, viktima është gjetur e vdekur brenda në kuzhinën e një lokali.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete brenda në kuzhinën e një lokali. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raport.
Tutje, në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet