Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Java e punës me 20 orë do të forconte ekonominë dhe kualitetin e jetës

Edhe pse të ardhurat do të reduktoheshin në mënyrë drastike, për shkak të orarit të shkurtuar të punës, njerëzit do të kishin më shumë kohë për më të dashurit e tyre, ndërsa një numër i madh i të papunëve do të fitonte shansin për punë.

Java e shkurtuar e punës do të ndihmonte ekonominë dhe në këtë mënyrë do të krijoheshin vende të reja të punës dhe do të përmirësohej kualiteti i jetës, pohojnë ekspertët britanikë nga shoqata “Ekonomia e re”.

Sipas tyre, duhet të aplikohet java 20-orësh e punës në vend të 40 orëve të zakonshme. Njerëzit në këtë mënyrë do të kishin më shumë kohë për familje, do të mundësohej ndarje më e mirë e punëve dhe do të mendonin më shumë për mënyrën se si ndikojnë në mjedis. Por edhe të ardhurat do të reduktoheshin në mënyrë drastike.

“Ekziston mosbalancim i madh në mes njerëzve që janë të stërpaguar për punë dhe atyre që janë të paguar shumë pak apo që nuk marrin fare rrogë. A jetojmë vetëm për të punuar dhe fituar apo fitojmë për të shpenzuar?”, pyet Anna Coote nga shoqata.

Disa shtete si Britania e Madhe u mundësojnë prindërve orar më fleksibil për të kaluar më shumë kohë me fëmijët, ndërsa “Ekonomia e re” angazhohet që kjo e drejtë t’u mundësohet të gjithëve, shton ajo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë