Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqiptohen 730 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë që të gjobiten nga policia, kjo përshkak se nuk po përfillin masat antiCOVID-19 që ishin vendosur në fund të muajit gusht.

Vetëm gjatë ditës së diele, Policia e Kosovës ka shqiptuar 730 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që nga sot (e hënë) kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19.

Ndër masat që pritet të hyjnë sot në fuqi është, fillimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi do të mbahet në dy grupe. Institucionet do të punojnë me kapacitetet të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kufizimi i lëvizjes mbetet i njëjti, nga ora 22:00-05:00.

Youtube

Arkiva

Kategoritë