Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Edhe mjekët janë tmerruar nga pasojat: Sa pomfrit bën të hani, pa rrezikuar shëndetin!

Kini mirë kujdes sa shpesh hani këtë artikull ushqimor

Dihet që ushqimi i fërguar shkatërron shëndetin, mirëpo ky zbulim që ka të bëjë me pomfritin i ka tmerruar edhe mjekët.

Në të vërtetë, një grup i shkencëtarëve amerikanë ka studiuar lidhjen midis konsumimit të rregullit të patates dhe shëndetit.

Është zbuluar që personat të cilët hanë pomfrit dy apo më shumë herë në javë i ekspozohen rrezikut të madh nga vdekja e hershme – madje dy herë më shumë!

Kur është fjala për pataten e gatuar në ndonjë mënyrë tjetër – zierja apo pjekja – lidhja e tillë tani për tani nuk është zbuluar, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, hulumtuesit kanë studiuar shprehitë ushqyese të 4 440 personave të moshës në mes 45 dhe 79 vjeç përgjatë tetë viteve.

236 pjesëmarrës të studimit kishin ndërruar jetë pas mbarimit të studimit,e ata ishin pikërisht ata të cilët kishin ngrënë patatet e fërguara, minimum dy herë në javë.

Nutricionistja Jessica Cording tha për “Yahoo” se nuk ishte e befasuar nga këto rezultate.

“Patatet e skuqura janë ushqime që ofrojnë një shumë të kalorive, kripë, acid yndyror trans, dhe japin një kontribut minimal ushqyes që posedojnë” tha ajo. “Ata i bëjnë trupit më shumë dëm sesa mirë.”

Ajo tha se është e rëndësishme çfarë ha një person përveç patate. Për shembull, disa patate të skuqura me një sallatë do të çojë në efekte të ndryshme mbi shëndetin në krahasim me 200 gram patate të skuqura me një hamburger.

Youtube

Arkiva

Kategoritë