Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit në Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale se Kosova ka në stok edhe 400 mijë doza të vaksinës, raporton Ekonomia Online.
Ai më tej ka shtuar se deri në fund të vitit do të arrijnë edhe 500 mijë doza, duke u shprehur i bindur se deri në fund të vitit pritet që të vaksinohen 70% e popullatës.
Vitia sqaroi se në dispozicion 1 mijë e 200 shtretër dhe se synim kanë që të mbërrijnë në 1 700.
Ai më tej ka arsyetuar situatën e krijuar me Covid-19, duke fajësuar edhe qeveritë e kaluara për mungesë të investimeve në sektorin e shëndetësisë.
“Në një situatë pandemie jemi dëshmitarë të një gjendje që nuk jemi përballur më herët dhe që ka ndikuar në çdo aspekt. Kosova nga fillimi është përballur me probleme të mëdha, duke u nisur nga barnat esenciale e deri tek problemet e tjera, edhe përkundër masave rreziku akoma vazhdon, duke u bërë ky virus gjithmonë e më agresiv”, tha Vitia.
“Aktualisht kemi 1 200 shtretër duke pretenduar që të zgjerohemi deri në 1 700 shtretër. Tani janë mbi 4 mijë doza të vaksinave dhe afër 750 mijë qytetarë janë vaksinuar me një dozë, dhe mbi 450 mijë, duke planifikuar që deri në fund të vitit të rritet numri i tyre. Kemi donacione nga shtete të ndryshme dhe janë hapur 30 qendra të vaksinimit”, deklaroi tutje ai.
Ministri poashtu theksoi se qeveria Kurti ka blerë 30 deri në 40% me lirë barna dhe insulinë se më parë, raporton EO.
“Nga masat e ndërmarra nga Qeveria e re, situata epidemiologjike ka qenë më e qetë që prej fillimit të pandemisë apo që ka mund të jetë më herët. Ky virus do jetë prezent tek ne edhe një kohë të gjatë tek ne, andaj ju bëj thirrje që të vaksinoheni sa më shumë dhe shpejtë”, tha Vitia.
Kryetarja e këtij Komisioni Fatmire Mullhaxha-Kollçaku tha se gjendja vazhdon të mbetet e vështirë.