Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy shtatzëna me COVID-19 po trajtohen në Gjinekologji, gjendja e tyre stabile

Në Klinikën Gjinekologjike e Obstetrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar dy shtatzëna me COVID-19.

Gjendja e tyre është stabile, ndërkaq pritet që ato të lirohen nga spitali brenda javës.

Kështu ka deklaruar për Telegrafin drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismaili.

“Për momentin në Klinikë jemi duke i trajtuar vetëm dy paciente, të dyja janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Besoj se Brenda javës të dyja ato do t’i lirojmë për në shtëpi”, tha Ismaili për Telegrafin.

Ndryshe, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se nga sot do të rikthehet puna në ambulanca specialistike, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të hospitalizuar me COVID-19.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se do të bëhet edhe dezinfektimi i hapësirave.

Po ashtu, nga e hëna janë liruar edhe hapësirat e klinikave interne dhe aty më nuk ka pacientë me COVID-19.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK), njofton se nga data 22 shtator 2021 ( e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike,  për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19”, thuhet në njoftim. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë