Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Masat e reja antiCOVID-19: Këto janë rastet që përjashtohen nga kufizimi i orës policore

Nga data 13 deri më 26 shtator do të vazhdojë kufizimi i lëvizjes për qytetarët duke filluar sikur deri më tash nga ora 22:00 deri 05:00 të mëngjesit.

Sipas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës nga kufizimi i lëvizjes përjashtohen rastet e natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi); qarkullimi për personelin shëndetësor, të sigurisë, gazetarët dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike, personeli i ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

Sa i përket familjeve që kanë fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore, ku dy prindërit janë të punësuar, njëri nga ta do të lirohet që të paraqitet fizikisht në punë në periudhën 13-26 shtator.

Po ashtu nga kjo masë përjashtohen personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë për të udhëtuar përmes aeroplanit, personat ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.

Punëdhënësit janë të obliguar të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë që kufizimi i qarkullimit të orarit t’iu zgjatet përkohësisht, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, dëshmi për vaksinimin e plotë ose për marrjen e një doze, testi negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, testi antigen jo më të vjetër se 48 orë apo testi i antitrupave jo më i vjetër se 30 ditë do të kërkohen për:

  • Për çdo person që hyn në territorin e Kosovës
  • Punëtorët e institucioneve publike
  • Studentët që duan të regjistrohen në konvikte
  • Studentët e institucioneve publike dhe private që duan të hyjnë në objektin e institucionit ku studiojnë
  • Stafi i institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit
  • Punonjësit e kinemave, teatrove dhe qendrave të tjera të kulturës
  • Shfrytëzuesit e bibliotekave dhe muzeve
  • Shfrytëzuesit e fitueseve dhe palestrave
  • Klientët dhe stafi i banjave termale
  • Shikuesit e garave sportive që organizohen në hapësira të jashtme

Kjo masë pas 27 shtatorit do të vlejë edhe për stafin e qendrave tregtare dhe i qendrave të thirrjeve (call center).

Që prej gushtit, Kosova ka regjistruar numra të lartë të infektimeve ditore, por edhe të viktimave. Vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 237 viktima.

Youtube

Arkiva

Kategoritë