30 persona kanë vdekur dhe 685 janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Këto rezultate dolën pas testimit të 9 mijë e 415 mostrave me metodën RT-PCR.
Në raportin 24-orësh gjithashtu theksohet se janë shëruar 1 mijë e 384 persona dhe janë vaksinuar 20 mijë e 646 të tjerë brenda një dite. /familajone