Ka vdekur në moshën 31-vjeçare infermierja nga Drenasi, Doruntina Thaqi-Morina.
Lajmin e ka konfirmuar Oda e Infermierëve të Kosovës, e cila i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve.
“Vdekja e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të infermieres Doruntina Thaqi-Morina, nga Drenasi e cila vdiq në moshën 31 vjeçare.
Vdekja e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.
Sinqerisht,
Naser Rrustemaj
Kryetar i OIK-ut