Të gjitha markat e njohura në botë kanë prezantuar për vjeshtën stilin e pantallonave ‘cargo’ apo, siç i quajmë ne ndryshe, ‘pantallona pune’
Kur dikush mbante pantallona të tilla në shkollë të mesme, sigurisht nuk na dukej edhe edhe aq e këndshme. Pastaj, kur ky stil nisi të vishej në masë nga vajzat e njohura të modës, preferenca e të gjithëve ndryshoi. Këtë sezon, stili i pantallonave ‘cargo’ është rikthyer, por kurrsesi nuk duket si në shkollën e mesme.
Përkundrazi, këto modele pantallonash janë më në modë se asnjëherë.
Të gjitha markat e njohura në botë kanë prezantuar për vjeshtën stilin e pantallonave ‘cargo’ apo, siç i quajmë ne ndryshe, ‘pantallona pune’
Jenna Lyons, fashion designer, ka vendosur që këtë sezon të propozojë të tilla pantallona, madje edhe duke këshilluar disa kombinime me to, si me xhaketë sportive apo edhe klasike, crop top apo edhe bluza vjeshtore oversize.
Truku i një stili të ri, me sa duket, qëndron në transformimin e pamjes duke kombinuar pantallonat ‘cargo’ me bluza të ndryshme sportive, me çizmet me platformë, ose edhe me aksesorë të tjerë të vjeshtës.
Nëse edhe ju deri tani i keni rezistuar këtij trendi ‘pune’, është koha të ndryshoni mendje dhe të provoni një stil të ri duke ndjekur këto kombinime. Realizoni një veshje që jo vetëm do t’ju bëjë të ndiheni e veçantë, por njëkohësisht edhe do t’ju sigurojë rehati gjatë gjithë ditës.