Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 06:38 kanë marrë informata për një shpërthim në një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt.
Ilmi Prekazi bëri të ditur për Telegrafin se shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë dhe si pasojë tre persona kanë marr lëndime.
“Rasti është raportuar në polici rreth orës 06:38, ku informata e pranuar ka qenë për një shpërthim në një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt. Policia i është përgjigjur thirrjes dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave që kanë pranuar shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë”, tha ai.
Si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia në koordinim me prokurorin janë duke hetuar rrethanat e shpërthimit.