Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore.
Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore, parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.